Kanadaja mbetet një mbështetës i patundur i Kosovës

Aktuale

Kanadaja mbetet një mbështetës i patundur i Kosovës

Nga: Z.B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:11
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin e Kanadasë Daniel Maksymiuk, në takim lamtumirës, përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Ai ka qenë aktiv në nxitjen e miqësisë tanimë të shkëlqyer mes shteteve tona.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim lamtumirës ambasadorin e Kanadasë Daniel Maksymiuk të cilin e falënderova për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Kanadasë. Ai ka qenë aktiv në nxitjen e miqësisë tanimë të shkëlqyer mes shteteve tona dhe Kanadaja mbetet një mbështetës i patundur i Kosovës në të gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat