Berisha: Vuqiç duhet të hjek dorë prej modelit të viteve të 90-ta

Aktuale

Berisha: Vuqiç duhet të hjek dorë prej modelit të viteve të 90-ta

Nga: Z.B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:35
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksander Vuqiç, se: “objektivi kryesor i Prishtinës, është ta marrë veriun e Kosovës, dhe të dëbojë popullsinë serbe nga mbarë Kosova”, përcjell “Bota sot”.

Berisha këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook i cili ka shkruar se kjo deklaratë është kontradiktore dhe joracionale.

Tutje, Berisha ka thënë se Mitrovica është në Kosovë dhe aty do të mbetet dhe se qytetarët e asaj pjese janë të Kosovës.

“Në këtë shekull, këto koncepte dhe metoda primitive janë tejkaluar, prandaj shteti i Kosovës i trajton me respekt të gjithë qytetaret e vet pavarësisht etnisë, fesë, bindjes apo dallimeve tjera. ”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Deklarata e presidentit serb Vuqiç, se: “objektivi kryesor i Prishtinës, është ta marrë veriun e Kosovës, dhe të dëbojë popullsinë serbe nga mbarë Kosova” është kontradiktore dhe joracionale.
E para, veriu është në Kosovë, aty do te mbetet dhe se dyti qytetaret e veriut janë qytetare të Kosovës. Vuqiç duhet të hjek dorë prej modelit të viteve ’90-ta, të rolit kujdestar te kinse përkujdesjes për qytetarët e shteteve të tjera.
Në këtë shekull, këto koncepte dhe metoda primitive janë tejkaluar, prandaj shteti i Kosovës i trajton me respekt të gjithë qytetaret e vet pavarësisht etnisë, fesë, bindjes apo dallimeve tjera.
Vuçiç, si duket po harron se është president i Serbisë e po sillet sikurse ministër i Informacionit te para 20 vjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat