Kush do ta besonte: Gjithë ai staf ia blen Haradinajt veç një maicë për ditëlindje

Aktuale

Kush do ta besonte: Gjithë ai staf ia blen Haradinajt veç një maicë për ditëlindje

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka festuar ditëlindjen e 51’të. Këshilltari i Haradinajt, Besnik Tahiri, ka treguar se i tërë stafi i kanë bërë atij një dhuratë modeste. 

I ftuar në emisionin Frontal në T7, Tahiri tregoi se me rastin e ditëlindjes së Haradinajt, i tërë stafi së bashku i kanë blerë një maicë.

“Një maicë ia kemi blerë të gjithë së bashku, ia uruam ditëlindjen dhe vazhduam punën”, tha Tahiri.

Edhe vitin e kaluar Haradinaj e kishte festuar ditëlindjen me stafin e tij, me të cilët kishte ecur në një nga malet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat