Vjen paralajmërimi i rëndë për Haradinajn: Nëse edhe kësaj radhe gabon, do të dënoj historia!

Aktuale

Vjen paralajmërimi i rëndë për Haradinajn: Nëse edhe kësaj radhe gabon, do të dënoj historia!

Nga: N.H Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:48
Ramush Haradinaj

Prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për deklaratat e fundit të kryeministrit Haradinaj rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.

Maxharraj me këtë rast ka thënë se Haradianjt kjo çështje (liberalizimi i vizave), i është bërë pikë në zemër.

“Këto ditë shkove edhe në Francë për këtë punë se a mos po të ndihmon Presidenti i Francës Marcon. Por, ai nuk u takua me ty, nga frika së mos po sillesh keq me të si në Berlin. Por i angazhoi sejmenët e tij të flasin me ty”, thotë mes tjerash në këtë shkrim Maxharraj.

Ndërsa, krejt në fund, Maxharraj paralajmëron Haradinajn se nëse edhe kësaj radhe gabon, do ta dënoj historia.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

KRYEMINISTËR A MUJË ERDHE,U TUTA PAK PER TY..?!

Tu ka ba pikë në zemer qeky liberalizimi i vizave.Tu ka ba lamsh qe s’po mundesh me e zgjidhë.Tu ka ba sikur ato telenovelat turke në të gjitha tv e Kosovës në te cilat njeriu nuk sheh gjë të hajrit veç rremujë.Edhe ty tu ka ba liberalizimi i vizave rrëmujë.Tu ka ba rremujë dhe inat edhe për shkak se u mashtrove kur e dhe Çakorrin per viza.Vendi vend nuk pot e zenë nga inati

Këto ditë shkove edhe në Francë për këtë punë,së a mos pot e ndihmon Presidenti I Frances Marcon.Por,ai nuk u takua me ty,nga tuta së mos po sillësh keq me te si ne Berlin.Por i anagazhoi sejmenet e tij të flasin më ty.

S’po di Kryeministër pse je kaq i forte.Te gjithë pot e tutën,ua ke hanger orën.Të gjithë lideret më te fuqishëm të botës pot te tutën,s’po ua bane hiçë hesapë punën e takses,por as ata ty s’po ta bajnë hiçë hesap punën e liberalizimit të vizave.
Në fillim u tuta për ty se mos po të gjanë gja në Francë,mos po të arrestojnë si heren e pare,por jo,pate fat së tel.i Hashim Thaçit nuk punonte

U këtheve nga Franca i mrrolët,i humbur,i deshpruar,gadi se nuk qitëshe flake nga goja si ato kulçerat e moçme.Por pate fate qe u këtheve sepse kanë mujtë më te arrestu si heren e pare,sepse Franca është mike e Vuçiqit,mikut të Hashim Thaçit.

Kryeministër aq fort ishe i deshpruar sa qe tu dale nga avioni gadi se nuk u rrexove nga se ishe i hutuar nga kushtet shumë te veshtira qei ti vuri Franca ato janë:luftimi i korrupcionit dhe krimit të organizuar,terrorizmin dhe ndaljën e migrimit illegal.etj.Datryra shtepie shumë të veshtira.

Darën ne zemër korrupcioni dhe krimi i organizuar kurr ne Kosovë nuk është luftuar.Korrupcioni i bani milioner shumë pushtetar të fuqishëm,te cilët nuk guxon kush ti prek,bile as Qeveria,as policia,e as gjykatat sepse krejtë këto janë në duar të tyre.E bota ka të drejtë se korrupcioni nuk po luftohet.Ajo done të shehë qartë arresimin e “pshqeve të mëdhenjë”duke ua kosfisku edhe pasurin e paligjëshme.Përndryshe nuk ka viza.

Por edhe migrimi illegal është”thembër e akilit”në Kosovë.Njlërezit nuk po ikun nga qejfi,por nga zori.Popullata e Kosovës po zvogëlohet,njerëzit po ikun.Po ikun,sepse Kosova në krejtë këta vitet e pas luftes pati Qeveri të keqe,korruptive,me skandale dhe aferat të ndrshme,me hajni dhe plaçëkitje të pasuris shteterore dhe publike nepotizmi flagërat me punesimin e hallave dhe tezeve,dashnoreve,nuk u ba asgjë në zhvillimin ekonomik,ne punësim qe njërëzit të mos ikun nga dhuna ekonimike e pushtet.Dhe Franca I tha qarte Harajdinaj se pa ndalimin e emigrimit illegal nuk ka viza.
Por ani,mire se u këtheve shendosh e mire,por i mërzitur bollë.Tashti po të presinë ti kryejsh detyrat e shtepisë qe ti dha Franca boll te zorshme,sepse nuk ka birë nane ne këtë Kosovë,me këtë prokurori dhe gjyqesi kopile,qe I kap dhe arreston kapot e kupolës së lartë të korrupcionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.Këtë nuk mund ta bajsh as ti.

Por një gjë mund ta bajsh.Presidenti I Kosovës Hashim Thaqi pak para se me u këthy tha hapatas së dialogun me Serbinë do ta udhëeheq unë,anipse Kushtetuta,por edhe sçarimi I fundit I Gjykatës Kushtetuese e sqaroi forte mire se dialogu është ne kompetencat e Qeverisë dhe se Qeveria duhet te merret më këtë punë.Nuk e di se a mos e ke ba edhe kësaj rradhe msheftas ndonjë hile me Thaçin.Ishalla jo,se bahesh shkeles I Kushtetutes,apo mos Thaqi ta kërkoi dialogun qe ti të mbetesh në pozitën e Kryeministrit,te mos shkargoi.
Kryeminister nuk ka lojë midis Teje dhe Thaçit për fatin e Kosovës.

As një hu gardhi nuk guxon ti hiqet Kosovës në këmbm më pozitën e Kryeministrit.Dialogun duhet ta marre Qeveria,ashtu siç e parasheh Kushtetuta,Këtu nuk guxon me ba lojra.Ti e din se Thaçi është tëpët I rrezkshëm,për ta shpetuar vehten nga kapja dhe zapimi nga Serbija,ai është në gjendje të bajë çmos,Kosova për te është kurgje ne krahasim më lëkurën e tij te cilën ai e ndrron si gjarpri.Nuk duhet tzi lejohet vazhdimi I deialogut me Serbin edhe për shkak se tani ne krye te dialogut vjenë Josep Bonelli,një njeri nga Sapanja e cila nuk na njefl si shtet,por qe është mike dhe përkrahese e Serbisë.Dhe gjatë ketij dialogu Thaçi dhe Vuçiq do te jenë më te lirshëm për ta shfuqizu sovranitetin e Kosovës.

Kryeministër nese edhe kësaj radhe gabon si hereën e pare,të denon historia,populli,familja,gjaku i familjës qe derdhet gjatë luftës.Kjo është më e rënësidhme se sa pozita e pëshurrët e Kryeministrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat