Lutfi Haziri tregon se kur do të zgjedhet kryetari i LDK-së

Aktuale

Lutfi Haziri tregon se kur do të zgjedhet kryetari i LDK-së

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 21:35
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në T7 ka folur për zgjedhjet e brendshme të partisë që po vazhdojnë për disa muaj.

Haziri ka thënë se kanë mbetur të mbyllen zgjedhjet në disa degë të LDK’së nëpër Kosovë, e mënjëherë pas tyre do të thirren delegatët për zgjedhjen e kryetarit.

“Menjhëerë pas mbylljes, LDK e cakton datën edhe i mbledhë delegatët”, ka thënë nënkryetari i LDK’së.

Ai thotë se presin që në korrik të përmbyllet procesi zgjedhor i degëve për t’i hapur rrugë sipas “kalendarit të LDK’së”, që të zgjedhet kryetari i partisë.

“Shumë shpejt. Mas mbylljes së degëve në korrik. Se pa u mbyll zgjedhjet në degë nuk mund të caktohet data e kuvendit zgjedhor për kryetar”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat