Komandanti i KFOR-it D’Adario u takua me krye-shefin e gjeneral-shtabit të Ushtrisë së Serbisë Mojsiloviç

Aktuale

Komandanti i KFOR-it D’Adario u takua me krye-shefin e gjeneral-shtabit të Ushtrisë së Serbisë Mojsiloviç

Nga: Fatmir Beka Më: 3 korrik 2019 Në ora: 21:39
Milan Mojsiloviç

Krye-shefi i Gjeneral-shtabit të ushtrisë së Serbisë Milan Mojsiloviç ka takuar komandantin e KFOR-it gjeneral-major Lorenc D'Adario me të cilin ka biseduar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, njofton “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Të dy gjeneralët kanë biseduar për situatën në Kosovë, aktivitetet që ndërmerren me qëllim të përcjelljes së situatës në terren dhe ruajtjen dhe avancimin e paqes dhe sigurisë në hapësirat e krahinës jugore shkruan “Novosti”.

Mojsiloviç ka përkujtuar se marrëveshja ushtarake-teknike dhe marrëveshjet tjera me KFOR-in nuk njohin nuk njohin forca tjera të sigurisë përveç atyre të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, thuhet në kumtesën e ministrisë së mbrojtjes.

Në takim është nënvizua se mosrespektimi I procedurave që definojnë sjelljen e nënshkruesve të marrëveshjes ndikon negativisht në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe kontribuon në pasigurinë e qytetarëve.

Në kumtesë thuhet se : është nënvizuar se forca e vetme ushtarake në Kosovë është KFOR dhe është përgjegjës I sigurisë ë qytetarëve në të gjitha hapësirën e Krahinës Autonome të Kosovës posaçërisht banorëve joshqiptar në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat