Deputetja e Vetëvendosjes: Nga PDK-ja janë persekutuar, rrahur e burgosur aktivistët e Vetëvendosjes

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes: Nga PDK-ja janë persekutuar, rrahur e burgosur aktivistët e Vetëvendosjes

Nga: H.O. Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:11
Astrit Dehari

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka thënë sot se “ Vetëvendosje nuk mund t’i pranojë sukseset e njerëzve, ata vijnë nga forumi rinor i PDK-së”.

Image
Drita Millaku

E pyetur për këtë deklaratë, deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, thotë se nuk do të merret me Hazirin, derisa kundështari i saj politik është PDK-ja dhe kjo qeveri.

“Nuk do të mirrem me deklaratat e Lutfi Hazirit, kundërshtari im politik është kryesisht PDK-ja dhe kjo qeveri e korruptuar, duhet ta dije secili se pikërisht nga PDK-ja janë persekutuar, rrahur e burgosur aktivistët e Vetëvendosjes. Megjithatë  jemi të vetëdijshëm se në LDK janë zgjedhjet e brendshme”, thotë Millaku.

Ajo thotë më tutje se Vetëvendosja për asnjë rast nuk ka bashkëpunuar me PDK.

“Jam krenare qëjam pjesë e Vetëvendosjes kur për asnjë moment  dhe për as një rast s’ka bashkëpunuar me PDK”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat