Limaj: Të bekuar për miqësinë e përjetshme me SHBA

Aktuale

Limaj: Të bekuar për miqësinë e përjetshme me SHBA

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:08
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar popullin amerikan për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë. Ai tha se sot nuk feston vetëm SHBA-të, por e gjithë bota e qytetëruar.

Kryetari i Nismës ka thënë se kombi amerikan ngërthen ne vete vlerat dhe idealet me civilizuese dhe janë gardiani më i madh në promovimin e lirive të dhe të drejtave të njeriut dhe janë udhërrëfyesi më i mirë për të gjithë popujt dhe botën liridashëse.

Limaj shtoi se qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për ndihmën dhënë Kosovës në të gjitha etapat.

“Kosova është e bekuar që ka miqësi me SHBA-të dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve nuk e feston vetëm SHBA-të, por e gjithë bota e qytetëruar.

SHBA dhe Kombi amerikan ngërthejnë në vete vlerat dhe idealet  më civilizuese dhe janë mbrojtësit e promovuesit më të mëdhenj të lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe udhërrëfyes për të gjithë popujt dhe botën liridashëse.

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate shpreh urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan.

Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për kontributin dhe ndihmën e dhënë për Kosovën në të gjithë etapat.

Kosova është e bekuar që ka miqësi me SHBA-të dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme.

FL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat