Agim Bahtiri i ka dy fjalë për vendimin e Pacollit për zyrtarët e Serbisë

Aktuale

Agim Bahtiri i ka dy fjalë për vendimin e Pacollit për zyrtarët e Serbisë

Nga: G.B Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:44
Behgjet Pacolli dhe Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbështetur vendimin e ministrit Behgjet Pacolli, për ndalin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri ka thënë se veprimet e fundit të qeverisë së Serbisë për inskenim të krizës humanitare në veri e kanë tejkaluar çdo kufi, derisa ka apeluar dhe tek qytetarët në veri që të mos bien pre e presionit serb.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mbështes fuqishëm vendimin ministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë, deri në momentin që Serbia të ndryshoj qasjen destruktive ndaj Republikës së Kosovës.

Veprimet e fundit të Qeverisë së Serbisë për inskenimin e krizës humanitare në veri e kanë tejkaluar çdo kufi, prandaj shteti i Kosovës duhet të vazhdoj të merr vendime e duhura për të garantuar funksionimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e shtetit.

Apeloj edhe njëherë tek qytetarët e veriut pa dallim etnie që të mos bien pre e presionit të strukturave destruktive serbe, pasi që duhet të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

AB./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat