Dhurata Hoxha: Dita e Pavarësisë së SHBA-së, ditë kur u lindën vlerat më të shenjta për lirinë e popujve

Aktuale

Dhurata Hoxha: Dita e Pavarësisë së SHBA-së, ditë kur u lindën vlerat më të shenjta për lirinë e popujve

Nga: V.R Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:07
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, nëpërmjet një deklarate, ka uruar SHBA-të për Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, shkruan gazeta ‘’Bota sot’’.

Hoxha, deklaroi që dita e shpalljes së Deklaratës të Pavarësisë në ShBA, shënoi një datë pas të cilës do të lindin vlerat më të shenjta për lirinë e popujve dhe kombeve. Vlera e kësaj Deklarate, do të mishëroj të drejtën për të qenë i barabartë dhe vlerat sublime: Jeta, Liria dhe Kërkimi i lumturisë.

Postimi plotë i Hoxhës:

Dita e shpalljes së Deklaratës të Pavarësisë në ShBA, shënoi një datë pas të cilës do të lindin vlerat më të shenjta për lirinë e popujve dhe kombeve. Vlera e kësaj Deklarate, do të mishëroj të drejtën për të qenë i barabartë dhe vlerat sublime: Jeta, Liria dhe Kërkimi i lumturisë.

 

Miq të mi, në këtë Ditë të madhe të kombit të madh amerikan, gëzuar Dita e Pavarësisë. Urimi im i drejtohet edhe të gjithë atyre që kanë ndjerë dhe ndjejnë, miqësinë e Amerikës, si bekim, shpresë dhe vlerë të jashtëzakonshme të Republikës së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat