Veseli: Kosova është e bekuar që ka në krah Amerikën

Aktuale

Veseli: Kosova është e bekuar që ka në krah Amerikën

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:07
Foto

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me anë të një postimi në Facebook ka uruar për 4 korrikun, ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Veselit  Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan.

Postimi i Veselit:

4 korriku është një datë e madhe, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për popullin tonë dhe të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe lirinë njerëzore. SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë garantues të vlerave demokratike dhe paqes globale. Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan. Festa e sotme është e dyfishtë, sepse përurojmë edhe objektin e ri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Urime të gjithëve, popullit amerikan dhe përfaqësuesve të tij në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat