Ky është piloti i parë shqiptar, ka 97 vjeç dhe jeton në SHBA

Aktuale

Ky është piloti i parë shqiptar, ka 97 vjeç dhe jeton në SHBA

Nga: N.Sh Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:40
Rexhep Gali Balidemaj

Është publikuar fotografia e pilotit të parë shqiptarë i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, ka publikuar fotografitë e Rexhep Gali Balidemaj, ku ka treguar një histori të shkurtër rreth tij.

Balidemaj është piloti i parë shqiptar i cili nga viti 1948 ishte pilot ushtarak në Zagreb, derisa nuk u burgos.

E Tali, për Balidemajn kërkon që të dekorohet me ndonjë dekoratë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj apo edhe nga presidenti Hashim Thaçi.

Ja postimi i plotë:

Një pyetje për juve miqë?

Veprimtarin (legjendën) e çështjes Rexhep Gali Balidemajn a e kanë dekoru me ndonjë dekoratë deri tani apo nashta Ramushi e Hasha njëhere janë nxonë duke i dekuru disa çirkuzanta?!

Për juve që se dini baca Rexhë (97 vjeçar) ende është gjallë në ShBA.

Pos tjerash, e kemi pasur pilotin e parë shqiptar (1947).

Nga 1948 ishte pilot ushtarak në Zagreb, deri sa nuk u burgos.

Siç thuhet, pastaj ra në burg dhe e tëra shndërrohet në legjendë.

Shtinjani n'veshë Ramushit apo Hashës juve që ju kam miqë në FB e keni kontaktë me ta.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat