Pacolli nga Polonia ia tregon “derën” Daçiqit

Aktuale

Pacolli nga Polonia ia tregon “derën” Daçiqit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:39
Behgjet Pacolli në Poloni

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Poloni.

Ministri Pacolli ka reaguar në Poznan se Serbia vazhdimisht ka ndërmarrë veprime jo miqësore ndaj Kosovës, ka arrestuar pjesëtarët e komunitetit serb që punojnë në institucionet e Kosovës.

Vetëm Deputeti Petrovic është arrestuar disa herë, ka bllokuar kamionët e Kosovës dhe ka penguar tregtinë dhe ka bërë të pamundur normalizimin e marrëdhënieve .

Daçiç ka akuzuar Kosovën për bashkim me Shqipërinë lidhur me marrëveshjen e Pacollit të nënshkruar me Gent Çakaj, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë për bashkëpunimin strategjik.

Pacolli u përgjigj se Kosova dhe Shqipëria po bëjnë të njëjtën gjë si vendet nordike dhe vendet e Beneluksit dhe kjo është normale për vendet e vogla që të punojnë së bashku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat