Çitaku uron SHBA-të: Kosova është përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen!

Aktuale

Çitaku uron SHBA-të: Kosova është përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen!

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:49
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka uruar ditëlindjen e 243-të të SHBA-së.

Çitaku ka thënë se derisa festojnë ditëlindjen e këtij vendi të madh, kujtojnë historinë që i bashkon popujt e dy shteteve dhe vizionin e përbashkët që ka Kosova dhe SHBA në të ardhmen.

“Gëzuar 4 korrik për të gjithë miqtë tanë amerikanë! 

Ndërsa festojmë 243 ditëlindjen e këtij vendi të madh, ne kujtojmë historinë e përbashkët që bashkon njerëzit tanë dhe reflekton mbi vizionin e përbashkët që kemi për të ardhmen.

Kosova është përjetësisht mirënjohëse për miqësinë dhe mbështetjen e SHBA-së që kanë qëndruar në anën tonë si në ditët tona më të këqija dhe ato më të ndritshme.

Ne jemi krenarë që dy vendet tona ndajnë një lidhje ndryshe nga çdo tjetër!

Urime Ditëlindjen SHBA”, ka shkruar Çitaku në facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat