Poetja nga Kosova shkruan mesazh prekës për largimin e Ambasadores Lama nga detyra

Aktuale

Poetja nga Kosova shkruan mesazh prekës për largimin e Ambasadores Lama nga detyra

Nga: D.RR Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:09
Alma Lama

Poetesha e njohur me origjine nga Kosova që jeton në Itali Leonora Bucinca, ka shkruar një mesazh shumë prekës në lidhje me vendimin e institucioneve të Kosovës për largimin e ambasadores Alma Lama nga detyra e ambasadores në Itali.

Përmes rrjetit social Facebook, ajo ka shprehur vlerësimet më të larta për punën e ambasadores Lama në Itali dhe për mënyrën se si ka përfaqësuar shtetin e Kosovës. Nga ana tjetër, edhe pse nuk ia ka përmendur emrin, në të njëjtin mesazh i është referuar ish-Ambasadores së Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj, emri i së cilës u përfol për ta rikthyer në këtë post.

Ajo e quan “gjysmanalfabete” ish-ambasadoren Gjonbalaj, dhe thotë se “nuk do të ketë zotësinë të përfaqësojë askënd edhe sikur zoti t’i falë të ketë 400 vjet jetë.

Ambasadorja Lama pritet ta lë detyrën gjatë këtyre ditëve. Ajo u shkarkua nga presidenti Thaçi, me kërkesë të ministrit të jashtëm Pacolli, pa asnjë motivacion zyrtar.

Shkarkimi i zonjës Lama është hakmarrje politike dhe është rasti i parë që institucionet e Kosovës veprojnë në mënyrë të tillë ndaj ambasadorëve, qofshin ato politikë.

Ja dhe postimi i poetes së njohur shqiptare në Itali, znj. Leonora Buçinca, e cila është mjaft e njohur në rrethet letrare:

Alma e mirë, ambasadore e nderuar, me lejoni t'ju përqafoj ( edhe pse nga larg) para se të mbyllin derën e zyrës në të cilën morët vendime të mëdha, në të cilën pritë dhe përcollët shumë emra të mëdhenj anembanë botës. Më lejoni t'ju them që jam e mërzitur shumë; mendimi që më nuk do të përfaqësohemi nga juve po më dhemb njëherë, ndërsa mendimi se nga kush do të përfaqësohemi në të ardhmen ( nga një gjysmanalfabete) po me dhemb shumë herë dhe ajo deri në çmendi! Atë që juve keni kontribuar gjatë kohës që përfaqësuat diasporën shqiptare nē Itali, personazhi i ardhshëm, nuk do ta ketë zotësinë ta përfaqësoj, askënd, qoftë edhe vet- veten, po ja fali Zoti edhe 400 vjet jetë. Jam e mërzitur. Vërtetë jam e mërzitur. Nuk e kam imagjinuar të tillë çmimin e lirisë; antivlerat të valëviten si flamuj gjaku sipēr kështjellave mbretërore! Ah breee....Kosova po i han kokat e saja më të ndriturat. Ah bre ............. më lejo të përqafoj ambasadore, nënë, motër, mike e të gjithë neve. Në këto raste, ndoshta, vetëm një përqafim mund t'i thotë të gjitha .....të gjitha, edhe ato të faqeve ende të pashkruara, të së ardhmes së historisë së popullit tim! Përqafime. L.B.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat