Zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijancic ka reaguar ndaj vendimit të Prishtinës për të ndaluar hyrjen e të gjithë zyrtarëve të Beogradit në Kosovë.
Ajo ka thënë se ‘pret që të respektohet marrëveshja për vizitat zyrtare që është arritur mes Beogradit dhe Prishtinës’.
“Ne bëjmë thirrje të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë dialogut Beograd – Prishtinë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”, ka thënë Kocijancic në një përgjigje dhënë Tanjugut serb.
Kocijancic ka thënë gjithashtu se BE ‘është në kontakt me të dyja palët’ pas situatës së re të krijuar.