Haradinaj: Sot festojmë edhe ne, krah për krah më miqtë tanë

Aktuale

Haradinaj: Sot festojmë edhe ne, krah për krah më miqtë tanë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:04
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Kampin Bondsteel për të festuar përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar në Bondsteel me rastin e 243- vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku ka takuar marinsa amerikanë dhe i ka uruar ata për këtë ditë të veçantë duke shprehur edhe falënderimin ndaj tyre për shërbimin e kujdesin dhënë Kosovës.

Kryeministri Haradinaj i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e pakursyer në të gjitha proceset e shtetndërtimit, angazhimin e tyre të vazhdueshëm në krijimin e një rajoni të sigurt për vendin dhe rajonin në përgjithësi.

“Nuk ka mënyrë më madhështore se të bashkohesh për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kampin Bondsteel, për të festuar mes marinsave, grave dhe burrave amerikanë, që kujdesen për lirinë tonë në partneritet me strukturën tonë të sigurisë, dhe që janë në shërbim të mbrojtjes së paqes anë e mbanë botës”, ka thënë Haradinaj dhe vlerësoi se Kosova dhe Amerika ndajnë vlerat e përbashkëta, duke nderuar të gjithë ata që janë flijuar për ta ngritur SHBA-në, si vendi i idealeve të lirisë dhe demokracisë, për të gjithë.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se sot, festojmë edhe ne, krah për krah më miqtë tanë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat