Engel, serbëve: Kuptojeni, Kosova është e pavarur dhe mos fajësoni taksën për situatën aktuale

Aktuale

Engel, serbëve: Kuptojeni, Kosova është e pavarur dhe mos fajësoni taksën për situatën aktuale

Nga: F.B Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:31
Eliot Engel

Kryetari i Komitetit për punë të jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të ShBA-ve Eliot Engel, ka nënvizuar se Prishtina dhe Beogradi duhet pa arsyetime të ulen edhe të bisedojnë sa më parë që është e mundshme, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas Engel administrata amerikane kësaj çështje duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje sipas shembullit të administratave të kaluara.

"Mendoj se dialogu është me rëndësi dhe besoj e shpresoj se ai largon shumë pengesa, andaj ftoj të dy palët të vazhdojnë bisedat sa më parë. Nëse nuk ka bisedime nuk ka përparim, duhet të niset gjërat sepse kjo situatë po zgjat shumë ",ka thënë ai për Radio Evropa e Lirë (RSE). Engel gjatë në qëndrimit në Beograd është takuar dhe ka biseduar me presidentin Vuçiq ndërsa më pas ka bërë një vizitë në Preshevë dhe po qëndron në Kosovë, duke potencuar se “kjo situatë ka ndodhur para taksave” andaj nuk duhet kushtëzuar bisedat.

"Është me rëndësi që Qeveria e Serbisë të kuptoj se ekziston Kosova si shtet i pavarur dhe do mbetet e pavarur. Shpresoj që Serbia dhe Kosova të kenë raporte të mira në dobi të dy vendeve dhe regjionit. Do doja të shoh se këto vende do pranohen në BE dhe secili shtet duhet të ndihmoj tjetrin ", shtoi Engel.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të ulen edhe të bisedojnë sa më parë dhe asnjëra palë mos të kushtëzoj bisedën".

"Nëse vazhdojmë me kushtëzime nuk do ketë biseda. Në secilin rast do tregojmë tri gjëra që pala tjetër i bënë, i refuzon dhe pastaj do ketë ndalesa dhe çështja mund të zgjas me vite. Nuk duhet të ketë arsyetime në këtë moment që mos të ulen palët në bisedime", tha ai.

Sipas Engel ShBA duhet të jetë më aktive në këtë çështje: "ShBA duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje dallimit të mendimeve mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Në ShBA të dy vendet besojnë dhe duhet t'i kushtohet më shumë kohë kësaj në mënyrën si kanë vepruar administratat e shkuara e Klintonit e Bushit. Shumë energji dhe vëmendje i është kushtuar këtij regjioni, ndërsa tash jo që mendoj se është gabim", tha Engel.

Engel tha se biseda me Vuçiqin ishte “e mirë dhe e sinqertë".

"Nuk pajtohem me gjithçka po pajtohem se njerëzit duhet tentojnë të bëjnë hapin në këtë çështje. Do shkoj edhe në Kosovë e pastaj do të kthehem në Uashington për të raportuar atë që kam parë” tha ai duke nënvizuar se është skeptik lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan.

"Kur nisni ndryshimin e kufirit, nuk dini ku mund të ndalet? Besoj se nuk mund të bëni korrektim të kufiriti veç me Serbinë e mos të mendoni se edhe Republika Srpska mund të kërkoj këtë. Kjo do ishte hapje e kutisë së Pandorës, kur dihet për luftërat që janë zhvilluar këtu. Nuk besoj se lehtë mund të bëhet ajo", tha ai.

"Para vizitës në Prishtinë do vizitoj Preshevën... Dua të dëgjoj ata njerëz, çka kanë për të thënë, çka mendojnë ", tha ai duke shtuar se Serbia duhet të kuptoj se është humb Kosova dhe Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

Ai tha se “në fund të rrugës, kushtetuta e Serbisë duhet të ndryshojë, sepse Kosova me të vërtetë kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë ".

"Atje keni një milionë e gjysmë shqiptarë dhe shumë pak serbë, ku një pjesë nuk do të jetoj atje. Prandaj duhet të përballemi me realitetin dhe sa më parë që Beogradi të kuptoj do të jetë më mirë për të gjithë", tha Engel.

"Paqja bëhet me kundërshtar jo me aleatë dhe mendoj se këto dy komponenta Kosova dhe Serbia duhet të i arrijnë sikurse paqen mes vetës dhe ne duhet të I ndihmojmë në këtë, nëse unë mund të ndihmoj do të jap çdo gjë nga vetja. Por nëse jo, unë mendoj se shumica shqiptare kanë të drejtë të luftojnë për vete, ndërsa Serbia të jetë lider në regjion", tha ai.

Lidhur me rastin Bytyqi ai theksoi se në takime me kreun serb "i vetmi koment ishte se rasti duhet të zbardhet dhe këtë mund ta bëjë presidenti Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat