Paralajmëron profesori i njohur: Kosova është në rrezik nga Thaçi

Aktuale

Paralajmëron profesori i njohur: Kosova është në rrezik nga Thaçi

Nga: A.M. Më: 4 korrik 2019 Në ora: 19:15
Hashim Thaçi

Profesori i njohur, Binak Maxharraj, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kurrsesi nuk duhet të lejohet që të udhëheq dialogun e Kosovës me Serbinë.

Ai ka shkruar se “Nëse veç shkon Hashim Thaçi në dialog, përgjegjësia do të bie në Qeverinë e Kosovës, sepse udhëheqja e dialogut nga Qeveria është obligim kushtetues”.

Potimi i plotë:

THAQI DHE BORREL

Kurrsesi nuk duhet të lejojmë që Hashim Thaçi të udhëheqë më dialogun. Nëse ndodhë kjo Kosova do humbë, do ti cënohet sovraniteti.

Hashim Thaçi nuk është i zoti të përballë më Borrelit një diplomat kariere.

Aq më shumë nuk duhet të shkojë Thaçi atje kur dihet që Serbia e ka atë në dorë më shumë dosje për të.

Aq edhe më tepër kur dihet së Borel nuk e njehë pavaresinë e Kosovës.

Përfaqësimi i dialogut nga Hashim Thaçi në këto rrethana të reja do të jetë një rrezikshmëri e lartë.

Nëse veç shkonë Hashim Thaçi në dialog, përgjegjësia do të bije në Qevevrinë e Kosovës, sepse udhëheqëja e dialogut nga Qeveria është obligim kushtetues. Pra, të ndalohet kjo maskaradë e Thaçit. Kosova është në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat