Gecaj tregon se çfarë oferte mori LDK-ja nga PDK-ja pas formimit të Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Gecaj tregon se çfarë oferte mori LDK-ja nga PDK-ja pas formimit të Qeverisë Haradinaj

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:46
Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e ka ftuar partinë e tij që t’i bashkohej qeverisë që sapo ishte formuar me kryeministër Ramush Haradinajn, me qëllimin për ta larguar këtë të fundit dhe subjektin e tij politik nga koalicioni qeverisës.

Gecaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se ka biseduar personalisht me “tre zyrtarë të lartë të PDK’së”, pak pasi Qeveria Haradinaj kishte nisur punën.

Ish-deputeti i LDK’së ka thënë se zyrtarët e partisë së Kadri Veselit – të cilët ai nuk ka dashur t’i identifikojë, me arsyetimin se nuk zbulon detaje nga bisedat private – i kanë bërë ofertë për bashkëpunim për ta nxjerrë nga loja Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat