Marko Gjuriq flet për Florim Ejupin

Aktuale

Marko Gjuriq flet për Florim Ejupin

Nga: F. B. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:26
Marko Gjuriq

Drejtori i (të ashtuquajturës) zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se ndalesa e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovës “është hap i pashembullt dhe skandaloz” që është shprehje e nervozes së Prishtinës për shkak se në vitet e fundit nuk po kalon mirë në skenën ndërkombëtare, shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

 “Bashkësia ndërkombëtare ka mekanizma që të zgjidh këtë. Mos të ju gënjejnë. Ka mekanizma shumë konkret kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë”, ka thënë Gjuriq për TV Pink.

Ai ka thënë se qëllimi i Prishtinës është “krijimi i getos nën qiellin e hapur” sepse po i “nervozon lidhja mes serbëve dhe Serbisë”.

Gjuriq ka thënë se presidenti i Serbisë Vuçiq pas përmendjes së emrit të Florim Ejupit është sulmuar jo vetëm nga “përfaqësuesit shqiptar” por edhe nga “ disa që mbajnë emra edhe mbiemra serbë”.

„Derisa zyrtarët e Kosovës mendojnë se me Serbinë e sotshme mund të bisedojnë si kanë biseduar me Serbinë e Tadiqit apo Gjilasit ata ishin të qetë. Tash kur e shohin se nuk mund të bëjnë më atë. E shohin s e Serbia tash ka më shumë para, se investon në ushtri ata po nervozohen”, tha Gjuriq.

Ai tha se Serbia vazhdon të luftoj dhe se serbët e Kosovës “nuk duhet të brengosen” në lidhje me furnizimin dhe lëvizjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat