Krasniqi i reagon ashpër ish-ministrit: Kjo është arsyeja pse është larguar Bajrami Hasani nga Nisma

Aktuale

Krasniqi i reagon ashpër ish-ministrit: Kjo është arsyeja pse është larguar Bajrami Hasani nga Nisma

Nga: N.H Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:42
Bajram Hasani

Përplasjet mes ish-ministrit Bajram Hasani dhe Nismës Socialdemokrate nuk kanë mbaruar ende.

Është edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka sqaruar arsyet se pse është larguar Hasani nga partia e tyre.

Ai në reagim e tij shpjegon se shkarkimi i Hasanit ka ndodhur për shkak të dobësive profesionale të treguar nga ky i fundit në degën e Nismës Socialdemokrate në Gjilan.

Ja reagimi i plotë:

Reagim ndaj të suspenduarit nga NISMA-Socialdemokrate Bajram Hasani!

Të nderuar simpatizantë, aktivistë dhe ju qytetarë të nderuar , dua të deklarohem rrethë disa postimeve të Bajram Hasanit, i cili për t’ia rritur vetës pazarin për ndonjë pozitë në ndonjë parti politike, po spekulon me të pa vërteta.
Andaj dua të sqarojmë se Bajram Hasani është larguar nga pozita e Ministrit për shkakë të dobësive profesionale dhe menagjeriale të tijë si dhe nga Dega e NISMA-Socialdemokrate në Gjilanë për shkakë të dështimit dhe mos bashkpunimit me strukturat e NISMA-Socialdemokrate në Gjilan, i cili me kryeneqsinë dhe injorancen e tijë nuk ka bashkpunuar në zhvillimin e subjektit ton NISMA-Socialdemokrate.

Me respektë!
V.K

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat