Numër i madh i personave të arrestuar në Departamentin për Patentë Shoferë

Aktuale

Numër i madh i personave të arrestuar në Departamentin për Patentë Shoferë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një numër i madh i personave po nxirren nga Policia e Kosovës nga Departamenti për Patentë Shoferë që ndodhet në Prishtinë.

Të njejtët, punëtorë të këtij departamenti po dyshohen se kanë bërë dallavere me patent shoferë, saktësisht korrupsion e krim të organizuar. Në mesin e tyre ka edhe kandidatë për patent shoferë.

Aksioni i policisë ka shumë orë që ka nisur, derisa, sic edhe shihet në pamjet që ka siguruar media nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për një numër të madh të personave të arrestuar.

Është raportuar gjithashtu se nën pranga kanë mbetur Filize Krasniqi, që është Drejtoreshë e Departamentit për Patentë Shoferë si dhe shefi i ekzaminerëve Besim Tahiri.

Zyrtarisht përveçse është konfirmuar se aksioni po zhvillohet në disa lokacione, ende nuk kanë dhënë detaje.

Këta janë dy zyrtarët e arrestuar të Ministrisë së Infrastrukturës 

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të madh policor në qendrat e patentë shoferëve, pas dyshimit për dallavere. Periskopi mëson se janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Bëhet fjalë për Filize Krasniqin, drejtoreshë e Departamentit për patent shofer dhe Besim Tahiri, shef i ekzaminerave në Ministri të Insfrastrukturës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha konfirmoi rastin, pa dhënë detaje shtesë derisa të përfundojë procesi i aksionit.

‘Është duke u zhvilluar një aksion. Procesi është në zhvillim e sipër. Njëherë nuk mund të shpalosim detaje’’, ka thënë shkurt Hoxha.

U raportua se aksioni ka të bëjë me patentë shoferët. Mësohet se deri tash janë arrestuar së paku 10 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.Arrestimet po bëhen për korrupsion dhe krim të organizuar.

Bastisjet janë duke vazhduar nëpër shumë lokacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat