Ky ishte “Luani” i UÇK-së, i vrarë pabesisht paslufte

Aktuale

Ky ishte “Luani” i UÇK-së, i vrarë pabesisht paslufte

Nga: N.Sh Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:29
Feriz Qerimi – Llovca

Feriz Qerimi – Llovca, quhej luani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai morri pjesë në tri luftërat çlirimtare të shqiptarëve, mirëpo pas luftës si shumë atdhetar të tjerë, u vra pabesisht nga dora gjakatare, e cila ende mbetet e lirë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Image

Feriz Qerimi (Llovca) i përket grupit të Shefqet Musliut, një ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB), një formacion paramilitarësh shqiptarë që luftuan për më shumë të drejta të këtij komuniteti në Republikën e Serbisë.

Më 3 dhjetor 2009 rreth orës 19 e 30 në rrugën ”Idriz Seferi” te Palestra Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, në një vend të errët, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia gjeti një veturë –xhip, të markës BMË, ngjyrë e zezë me targa KS, në të cilin vëreheshin disa vrima të cilat dyshohet të jenë bërë nga arma e zjarrit e në veturë ishin gjetur dy persona të lënduar, të qëlluar me armë zjarri.

ImageMjekët thanë se njëri nga ta ishte Feriz Qerimi (Llovca) 33 vjeçar nga Gjilani, ndërsa personi i dytë Agim Nuhiu 36 vjeç, kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit në këmbë, ku është trajtuar në Spitalin e Gjilanit dhe ishte liruar.

Sot e asaj dite, akoma nuk dihet se kush dhe pse kreu vrasje ndaj Llovcës. Mirëpo ajo që dihet është se Kosha ka humbur një ushtarak të madh, një ish-ushtarë të UÇK-së dhe një atdhetar që u flijua për Kosovën dhe çlirimin e shqiptarëve në trojet etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat