Çitaku feston Pavarësisë e SHBA-së me Mike Pompeon: Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane

Aktuale

Çitaku feston Pavarësisë e SHBA-së me Mike Pompeon: Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 19:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar fotografi nga festa ku ajo mori pjesë për shënimin e 243 vjetorit të Pavarësisë së SHBA’së.

Në një publikim në rrjetin social “Facebook” ajo ka shpërndarë një fotografi me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo dhe zonjën Pompeo, me mesazhin për urimin e përvjetorit të Pavarësisë.

“Bashkë me Sekretarin e Shtetit z. Mike Pompeo dhe zonjën Pompeo duke festiar 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA. Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar dje 243 vjetorin e Pavarësisë së tyre.

Në Kosovë, kjo ngjarje u shënua me përurimin e objektit të ri gjigant të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat