Abdullahu: Brengosëse mungesa e koordinimit brenda PAN-it, po shihet përçarje

Aktuale

Abdullahu: Brengosëse mungesa e koordinimit brenda PAN-it, po shihet përçarje

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:31
Faton Abdullahu

Analisti politik Faton Abdullahu, ka thënë se është brengosëse paraqitja e koalicionit PAN karshi pjesëmarrjeve në samitet e ndryshme si dhe raporteve me ndërkombëtarët.

Abdullahu në Info Magazine, pohoi se qeveria duhet të ketë prezantime vitale dhe të shfaqet unike.

”Kemi një problem që po bartet në mënyrë të vazhdueshme, për cështje të ndryshme, çështje të rëndësishme kruciale. Kemi mendime të ndryshme brenda koalicionit PAN”.

”Brenda PAN-it ka një far rryme, një far mendësie pozitë- opozitë. Do duhej të paraqitej si tërësi, të ndërtonte një strategji të mirëfilltë. Koalicioni kërkon një bazament që para së gjithash të jetë unik”.

”Vendimi për ndalesë të zyrtarëve serbë është e shkruar nga këshilltari, dhe del kryeministri e thotë të kundërtën. Është brengosëse mungesa e koordinimit, ne shkojmë jo vetëm në këtë samit por edhe në të tjera dhe gjithnjë është shfaqur mos-uniteti, është parë përçarje”.

”Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë, konstruktiv ta bëjmë këtë, është shumë brengosëse për të mos u elaboruar. Brenda një qeverie ka një vendim që për të cilën reagoi edhe Moska se nuk ka koordinim. Brenda koalicionit PAN nuk mund të anashkalohet një problem i kësaj natyre. Njëri qytetar i thjeshtë thotë a s’mund të merreshit vesh ndryshe?”.

”Por të shtrohet kështu problemi dhe më pas në një përpjekje për ta minimizuar është keq”.

Më tej Faton Abdullahu ka komentuar edhe raportet mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve për shkak të vendimit të taksës 100%, duke shtuar se marrëdhëniet me ta nuk kanë qenë asnjëherë në një nivel kaq të ulët sikur tani, njofton Klan Kosova.

”Kurrë më keq si kemi parë raportet me ndërkombëtarët sesa tani. Kjo është brengosëse, kjo është edhe procedurë, por kjo është për tu marrë vesh. Është çështje vitale për të cilën duhet të merren”. ”Dialogu në këtë qeveri ka dalë komplet nga binarët nuk ka asgjë të mirë, është ndërprerë i tëri. Ajo çka ka thënë Gjykata Kushtetuese është alarmante dhe ka të bëjë bash për dialogun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat