Berisha: Nuk ka qëndrime të dyfishta brenda PAN, dialogu u hoq nga binarët e gabuar

Aktuale

Berisha: Nuk ka qëndrime të dyfishta brenda PAN, dialogu u hoq nga binarët e gabuar

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:44
Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk ka dalur kundër vendimeve të dhëna nga ky dikaster, rreth ndalesës ndaj të gjithë zyrtarëve serbë.

Berisha deklaroi në Info Magazine se kryeministri Haradinaj nuk e pa të arsyeshme të fliste në lidhje me shkresat e tilla, pasi vlerësoi se nuk ishte momenti i duhur.

”Kryeministri është i pari i Qeverisë dhe nuk ka shumë kohë. Ministria e Jashtme është kompetente për të vëzhguar situatën. Vendimet merren për çështje përmbajtësore por edhe në çështje kontekstesh. Kryeministri si i pari i qeverisë ka vlerësuar se nuk është momenti për vendime të tilla dhe këtu nuk ka kurrfar qëndrimesh të dyfishta. Më mirë është të merret me tema të tjera dytësore, në samit”.

”Problemi është me Serbinë, sepse ajo është pengesa e të gjitha këtyre çështjeve. Procedura, ministri e konstaton një far gjendje, por ajo proceduralisht nuk është e mjaftueshme. Kemi pasur rastin e shpalljes së personave (non grata) të zyrtarëve rusë. Në përmbajtje marrëveshja thotë se janë individuale dhe ajo çfarë kryeministri e ka thënë në formë gojore dhe se marrë me përgjegjësi”.

”Si i pari i qeverisë e konstatoi se nuk është momenti për tu marrë me këtë temë. Unë e njoh shumë mirë si ka funksionuar ajo pjesë e raporteve me ndërkombëtarët në të kaluarën. Zyrtarët e LDK-së i njoh që nga vitet ’90-ta. Shumë prej nesh është dashur ta duan të mirën e këtij vendi, por unë e di se si ka funksionuar kjo”.

”Gjendje më e keqe në marrëdhëniet ndërkombëtare ka qenë periudha e qeverisë së kaluar sepse kemi qenë në momente të kontestimit të shtetësisë. Konsultimet në dialog patën dalur nga binarët. Tani jemi në një proces kur dialogu është hequr nga binarët e gabuar”.

Berisha më tej ka folur edhe rreth qëndrimeve të komisionerit Johannes Hahn, për të cilin tha se nuk do të mund ta shfrytëzojë më njëanshëm pozitën e tij dhe të flasë për taksën.

”E kam përcjellur gjithë samitin e Hahn-it, i kam përcjellur fjalimet e tij të bukura dhe gjithë fjalimet e tij. Jam diplomat dhe e di mirë veprimtarinë e Johannes Hahn. Ai s’do të jetë më komisioner dhe s’do të mund të shfrytëzojë më pozitën e njëanshme për të folur për taksën. Përfaqësuesit tanë janë ndjerë inferior thu se cka thotë Hahn duhet të bëhet”.

”Nuk ka më dialog në të cilin Serbia blen kohë dhe godet e hyn brenda në Kosovë e vazhdon negociata me BE-në. Dialogu me Serbinë tashmë është i përcaktuar vetëm me njohje reciproke me kufijtë ekzistues”.

”Ne nuk mund ta presim tani vullnetin e Serbisë sepse e kemi pritur 100 vjet. Dialogu nuk ka kuptim vetëm se me njohje reciproke. Nuk mund që të mos na respektoni të mos na njihni dhe të shfrytëzoni të mirat materiale prej nesh. Ne s’jemi të varur prej Serbisë, ne duhet të ecim rrugës tonë. Izraeli nuk e ka lidhur fatin e tyre a po e njohin shtetet arabe a po jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat