Zeka dhe Mustafa kapen tek gratë e njëri-tjetrit, akuza për punësime e përfitime financiare

Aktuale

Zeka dhe Mustafa kapen tek gratë e njëri-tjetrit, akuza për punësime e përfitime financiare

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:57
Milaim Zeka, Agron Mustafa

(E plotësuar) - Sonte po zhvillohet një debat i ashpër mes deputetit Milaim Zeka dhe ish-kryeshefit të PTK’së, Agron Mustafës në ‘Debat Plus’.

Përderisa eskaluan në akuza ndaj njëri-tjetrit, ata  përmendën edhe punësimet e grave të tyre.

Zeka i tha Mustafës se gruaja e tij ishte e punësuar gjatë kohës sa ai ishte kryeshef në PTK.

‘Zeka: Gruaja juaj ka qenë e punësuar në PTK në kohën tuaj. Në burime njerëzore.

‘’A ka ndikuar gruaja në rekrutimin tim’’, ia ktheu Mustafa.

Ky i fundit pastaj tha se edhe gruaja e Milaim Zekës merr financa nga RTK’ja në krah të emisionit të Milaim Zekës, ‘Pa Rrotlla’.

‘’Gruaja juaj me biznesin e vetë merr pare nga RTK. Milaimi po do me ikë dhe me i mohu faktet.

Zeka: Agron Mustafa e largoi nga puna vajzën e Adem Jasharit, ja letra e saj 

Deputeti Milaim Zeka sonte në ‘Debat Plus’ e ka akuzuar ish-kryeshefin e PTK’së, Agron Mustafën se e kishte larguar nga puna vajzën e Adem Jasharit nga kjo ndërmarrje. Zeka thotë se Shqipe Jashari ia kishte drejtuar një letër Mustafës, ku e akuzonte për mos respekt dhe keqpërdorim të emrit të  familjes së tyre.

Zeka: ‘’Pse u largu vajza e Adem Jasharit nga puna?

Mustafa: Nuk kisha dashtë me u marr me këtë temë për shkak të ndjeshmërisë. Betohem në gjithcka se nuk e kam larguar

Zeka: Ja po  e citoj letrën e Shqipe Jasharit: Agron Mustafa po bën përpjekje që përmes mekanizmave të njohura, vazhdimisht po e keqpërdor emrin e familjes sonë. E lus që mos ta zë në gojë familjen time për interesa të ndyra. Punëtorët janë diskriminuar dhe janë fyer në dinjitet dhe krenari. Me ardhjen e Mustafës ka marrë përmasa shqetësuese kjo gjë në Postë.

”Kjo letër është dashtë me qenë pikënisje për hetime të policisë’’, shton Zeka.

Mustafa edhe njëherë është betuar se nuk ka bërë dicka të tillë.

Pastaj Zeka tha se Mustaafa e kishte akuzuar Bekim Jasharin se e kishte kërcënuar dhe se kishte ecur me truproja.

Zeka-Mustafës: Do të merrem me ty derisa të më kërkosh falje publike 

Ish-kryeshefi i PTK’së, Agron Mustafa sonte po përballet në ‘Debat Plus’ me deputetin Milaim Zeka , ky i cili e ka akuzuar vazhdimisht për shkatërrimin e ndërmarrjes.

Përderisa Zeka i tha se është shkatërrimtari numër një dhe se kishte punuar nën direktiva politike, Mustafa u mundonte ta demantonte.

Zeka ia ktheu se ‘’ Do të vazhdoj të merrem me ty derisa të më kërkosh falje publike’’.

Mustafa i tha se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Biseda e tyre është acaruar paksa, madje Zeka i tha ‘si dush e dhezim debatin’.

Mustafa: Në kohën time s’kishte ndërhyrje politike në Telekom, Zeka: Je shkatërrimtari numër një i ndërmarrjes

Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa ka thënë Posta dhe Telekomi po shkon drejt shkatërrimit dhe falimentimit. Ai pohon se në kohën kur e uhdhëhiqte këtë institucion, nuk kishte ndërhyrje politike.

Mustafa sonte në Debat Plus ka thënë se në atë kohë nuk kishte shumë të punësuar dhe se tani është vëshirë të largohen punëtorët.

‘Aq ikam hasë, mbi 2 mijë punëtorë. Është problem sot me i largu sepse shumica e kontratave janë në kohë të pacaktuar dhe ligji është i atillë. Në kohën time janë punësuar 90-00 persona, jo më shumë. Janë punësuar në kohë të ndryshme.

Menjëherë ka reaguar deputeti Milaim Zeka, duke thënë se shkatërrimtari kryesor i Telekomit është Agron Mustafa, nën direktiva të politikës.

‘’Shkatërimtari numër një është Agron Mustafa i cili nuk ka bë asnjë vepër penale por vetëm me urdhër të kreut të PDK’së. E di që pa politikë nuk bëhet kurrëgjë. E tha atë sepse ky nuk është budall që ka pasë. Edhe këtë edhe Shyqyri Haxhën. Asnjë prej tyre s’kanë mujt me shku pa miratimin e politikës. pastaj kanë ndodh kombinimet të cilat i kanë bërë me kreun e LDK’së.Rënia drastike ka ndodh në kohën kur Mustafa është emëru drejtor ekzekutiv, qoftë gradimeve paushalle.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat