“Deri në fund të korrikut pritet të hapet One Stop Shop mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”

Aktuale

“Deri në fund të korrikut pritet të hapet One Stop Shop mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar takim me kryeministren serbe Ana Brnabiq, në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Poznanj të Polonisë.

Zaev dhe Brnabiq kanë biseduar për përshpejtimin e dinamikës së finalizimit të punëve për “One Stop Shop” në kalimin kufitar Tabanoc.

Për këtë projekt do të ndahen 2.8 milionë euro, nga granti prej 42.7 milionë eurove që Maqedonia e Veriut e ka marrë në Samitin në Poznanj në kuadër të Procesit të Berlinit.

Si prioritete kryesore, Zaev dhe Brnabiq e theksuan edhe projektin për operatorë të autorizuar ekonomik.

Kryeministrat e të dy vendeve kanë përshëndetur edhe fillimin e bashkëpunimit dhe këmbimin e përvojave në teknologjitë digjitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat