Milaim Zeka: Agron Mustafa e largoi nga puna vajzën e Adem Jasharit, ja letra e saj

Aktuale

Milaim Zeka: Agron Mustafa e largoi nga puna vajzën e Adem Jasharit, ja letra e saj

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:55
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka sonte në ‘Debat Plus’ e ka akuzuar ish-kryeshefin e PTK’së, Agron Mustafën se e kishte larguar nga puna vajzën e Adem Jasharit nga kjo ndërmarrje.  Zeka thotë se Shqipe Jashari ia kishte drejtuar një letër Mustafës, ku e akuzonte për mos respekt dhe keqpërdorim të emrit të  familjes së tyre, raporton Periskopi.

Zeka: ‘’Pse u largu vajza e Adem Jasharit nga puna?

Mustafa: Nuk kisha dashtë me u marr me këtë temë për shkak të ndjeshmërisë. Betohem në gjithcka se nuk e kam larguar

Zeka: Ja po  e citoj letrën e Shqipe Jasharit: Agron Mustafa po bën përpjekje që përmes mekanizmave të njohura, vazhdimisht po e keqpërdor emrin e familjes sonë. E lus që mos ta zë në gojë familjen time për interesa të ndyra. Punëtorët janë diskriminuar dhe janë fyer në dinjitet dhe krenari. Me ardhjen e Mustafës ka marrë përmasa shqetësuese kjo gjë në Postë.

”Kjo letër është dashtë me qenë pikënisje për hetime të policisë’’, shton Zeka.

Mustafa edhe njëherë është betuar se nuk ka bërë dicka të tillë.

Pastaj  Zeka tha se  Mustaafa  e kishte akuzuar Bekim Jasharin see kishte kërcënuar dhe se kishte ecur me truproja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat