Iu arrestuan 16 zyrtarë sot, nga Ministria e Infrastrukturës tentojnë të arsyetohen

Aktuale

Iu arrestuan 16 zyrtarë sot, nga Ministria e Infrastrukturës tentojnë të arsyetohen

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 22:04
Pal Lekaj

Policia e Kosovës sot gjatë një aksioni të gjerë ka arrestuar 16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës të dyshuar për manipulime me patentë shoferë.

Përveç tyre, të arrestuar në këtë aksion janë edhe 7 persona të tjerë, pronarë autoshkollash, komisionerë e kandidatë për patentë shoferë.

Ndërkohë ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit duke tentuar të arsyetojnë kanë thënë se Pal Lekaj ka kërkuar reformimin e njësisë së patentë shoferëve.

Ata gjithashtu kanë thënë se si ministri janë të hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund.

Ky është reagimi i plotë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë.

Me këtë rast, rikujtojmë se ministri Pal Lekaj në vazhdimësi ka theksuar vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit. Në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundëshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, u finalizua edhe testimi elektronik “e-testimi” për patentë shofer, praktikë kjo për herë të parë në Kosovë.

Prandaj, Ministri Lekaj ripërsëritë se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat