Rexhep Selimi flet për Hashim Thaçin – Tregon një gjë të pathënë më herët

Aktuale

Rexhep Selimi flet për Hashim Thaçin – Tregon një gjë të pathënë më herët

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 23:19
Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në intervistën për Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur për përplasjet e tij me presidentin Hashim Thaçi.

Selimi ka thënë se ai nuk ka problem me presidentin Thaçi, por sipas tij me të ka problem Kosova.

Ai ka thënë se do të ishte i kënaqur nëse Thaçi do të merrej me të sikurse ai, e jo në një mënyrë tjetër.

Selimi nuk ka treguar se si është duke e ‘luftuar’ presidenti Thaçi, por paralajmëroi se është duke ndodhur një gjë e tillë.

“Me presidentin Thaçi ka problem Kosova. Unë do të doja që ai të merrej me mua, sikurse që merrem unë me të. Por, ai tenton që në disa forma tjera të merret me mua, thua që Kosova nuk e din se cila është e vërteta”, ka thënë Selimi, teksa kur është pyetur se cila është ajo formë, ai nuk ka dashur që të përgjigjet.

“Tani për tani nuk mund të flas më shumë”, ka thënë Selimi për Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai ka folur edhe për raportin e tij me kryeministrin Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat