Mogerini: Nuk ka kushte për dialog derisa janë në fuqi taksat e vendosura nga Prishtina

Aktuale

Mogerini: Nuk ka kushte për dialog derisa janë në fuqi taksat e vendosura nga Prishtina

Nga: Fatmir Beka Më: 6 korrik 2019 Në ora: 08:05
Federica Mogherini

Përderisa end ejani në fuqi taksat që Prishtina ka vendosur ndaj mallrave serbe, nuk shoh kushte për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në nivelin më të lartë ka deklaruar shefja e diplomacisë evropiane në largim Federika Mogerini, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”.

Mogerini theksoi se përkundër përkushtimit të institucioneve të Kosovës që mos të heqin dorë nga taksat, beson se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ende ka gjasa. „ Akoma besoj se marrëveshja është e mundshme të arrihet dhe është afër. Po ashtu besoj se dy palët kuptojnë se arritja e marrëveshjes për normalizimin e raporteve është e dëshirueshme për qytetarët edhe në njërën edhe në anën tjetër, që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese për të gjitha aspektet që ende janë në tavolinë”, ka thënë për Radio Evropa e Lirë në Poznanj ku po mbahet tubimi për Ballkanin Perëndimor.

Në pyetjen nëse edhe pas largimit nga posti i shefes së diplomacisë do të jetë e ngarkuar me bisedimet e Beogradit me Prishtinën, Mogerini ka thënë  s do të jetë sikurse edhe paraardhësi i saj. „Për këtë ekziston një shkak i thjeshtë Serbia dhe Kosova marrin pjesë në dialog për shkka të perspektivës evropiane për atë arsye edhe dialogu është në duar të Bashkimit  Evropian dhe jo në të dikujt tjetër”,  tha ajo.

Mogerini ka shtuar se ShBA-të janë një kontribut të madh në dialog dhe kjo është një çështjet ku bashkëpunimi mes BE edhe ShBA ka qenë shumë pozitiv. „ Por kam lënë hapësirë edhe për vende tjera të kyçen në proces si Rusia, e Kina që janë anëtare të KS. Pasi secila marrëveshje që arrihet përveç BE-së duhet të ketë edhe mbështetjen e regjionit dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha Mogerini.

Lidhur me Samitin e Ballkanit në Poloni dhe bashkëpunimin ekonomik dhe transportin mes vendeve të këtij regjioni, ajo njoftoi se ka interesim për investime por edhe vullnet për projekte në të mirë të qytetarëve. Por duhet kuptuar s kjo nuk është zëvendësim për perspektivën e zgjerimit as për vendet e regjionit në përgjithësi, pasi është e nevojshme të dihet se ardhmëria e tyre është BE nis procesi shkon si duhet”, tha ajo.

Mogerini duke fol për zgjerimin e BE-së dhe njoftimet se ai mund të lihet në plan të dytë nënvizoi se kjo do të jetë gabim i madh nëse anëtaret e BE-së nuk vendosin për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat