Haradinaj mbylli dyert në takim më Engel, a u kërkua heqja e taksës

Aktuale

Haradinaj mbylli dyert në takim më Engel, a u kërkua heqja e taksës

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 09:41
Ramush Haradinaj dhe Eliot Engel

Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim kongresmenin amerikan Eliot Engel.

Takimi Haradinaj-Engel, është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe më pas asnjëri nuk folën asgjë rreth takimit të përbashkët.

Nuk dihet nëse Engel do të kërkoi nga kryeministri heqjen e taksës, pasi ditë më parë ai tha se nuk e sheh të gabuar një vendim të tillë.

Kujtojmë, se kongresmeni Engel erdhi në Kosovë më 4 qershor ku mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Amerikani dje takoi presidentin Hashim Thaçi, ndërsa gjatë ditës mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Gjakovë-Tropojë e cila mori emrin e tij.

Ditë më parë Engel ka qëndruar për vizitë edhe në Serbi, ku ka qëndruar edhe në Preshevë,  prej ku ka shfaqur qëndrimin e tij kundër idesë së korrigjimit të kufijve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat