Në mesin e të arrestuarve për dallavere me patentë shoferë, edhe daja i kryeministrit

Aktuale

Në mesin e të arrestuarve për dallavere me patentë shoferë, edhe daja i kryeministrit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:18
Ramush Haradinaj dhe Eduart Brahimaj

Në aksionin e madh të policisë që u realizua dje për mashtrime e blerje të patentë shoferëve është arrestuar edhe Eduart Brahimaj, daja i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt.

Brahimaj është në mesin e të arrestuarve për blerje të patentë shoferëve. Brahimaj, i cili është punësuar rreth një vit me parë në Ministrinë e Infrastrukturës në cilësinë e ekzaminerit, është djali i dajës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga dy burime të ndryshme brenda hetuesisë media e ka konfirmuar që Brahimaj është njëri nga të arrestuarit.

Për Brahimajn është raportuar edhe në marsin e këtij viti. Ai është punësuar në këtë pozitë pasi në Qeveri ka ardhur nipi i tij, kryeministri Ramush Haradinaj. Megjithatë, atëkohë Brahimaj pati mohuar ndikimin e kryeministrit për punësimin në këtë pozitë. Pati thënë se ka ndjekur trajnime për pozitën që mban.

Lexo edhe: Nga 23 të arrestuarit për patentë shoferë, 16 janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës
“Sa i përket procesit të punësimit, kam konkurruar në bazë të konkursit publik të hapur nga MIT,ku kam ndjekur trajnime e procedura për licencim, sikurse i kanë ndjekur dhe i janë nënshtruar të gjithë ata që janë të punësuar në këtë pozitë”, pati thënë ai.

Për nipin e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj, pati thënë se nuk beson që e di se daja i është punësuar në ministrinë e udhëhequr nga nënkryetari i AAK-së, ministri Pal Lekaj.

“Sa i përket Haradinajt, ai nuk ka pasë si të ndikojë dhe besoj që as që është i informuar se a punoj apo jo”, pati deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat