Lladrovci uron mikun e tij të rizgjedhur zëvendës kryetar i Parlamentit Evropian, Wieland

Aktuale

Lladrovci uron mikun e tij të rizgjedhur zëvendës kryetar i Parlamentit Evropian, Wieland

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:36
Ramiz Lladrovci

Emërimeve të reja në Parlamentin Evropian, i është gëzuar në veçanti i Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe sot, me një postim ka përgëzuar mikun e tij, “Qytetarin e nderit” të Drenasit, Rainer Wieland.

Lladrovci me këtë rast, jo vetëm që ka përgëzuar por edhe ka potencuar se pret nga ai që “po ashtu, ju fuqishëm do të mbroni edhe zgjerimin e BE-së në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku Kosova trajtohet njëjtë me shtetet tjera të kësaj pjese të Evropës. Gjithsesi, ju do të jeni edhe zëri ynë në Parlamentin Evropian. Jo vetëm si “Qytetar nderi” i Drenasit, por edhe si humanist, jurist, politikan dhe përkrahës i fuqishëm i politikës së kancelares Merkel”.

Ja postimi i plotë i Lladrovci në fb:

“Miku im, Wieland,

Përgëzime të sinqerta për emërimin nënkryetar i Parlamentit Evropian!

Ju nga viti 1997 përfaqësoni në mënyrë të shkëlqyer rajonin e Shtutgartit në Evropë, prandaj jeni rizgjedhur dhe keni shënuar mbi 15% rritje të votave për partinë Tuaj, në Baden-Württemberg.

Sërish, Ju si nënkryetar i Parlamentit Evropian do të prezantoni një nga landet më të fuqishme të Gjermanisë Federale.

Ashtu si deri sot, ju do ta mbroni dhe fuqizoni jo vetëm zërin e CDU-së dhe qytetarët nga Baden-Württemberg dhe Gjermaninë por edhe krahun e Partive Popullore Evropiane.

Presim po ashtu, ju fuqishëm do të mbroni edhe zgjerimin e BE-së në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku Kosova trajtohet njëjtë me shtetet tjera të kësaj pjese të Evropës.

Gjithsesi, ju do të jeni edhe zëri ynë në Parlamentin Evropian. Jo vetëm si “Qytetar nderi” i Drenasit, por edhe si humanist, jurist, politikan dhe përkrahës i fuqishëm i politikës së kancelares Merkel.

Ne, jo vetëm në Drenas, mirëpresim angazhimin Tuaj për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, kulturë dhe fushat tjera me interes të përbashkët, si dhe procesin tonë integrues, përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe lehtësirat për qasjen e qytetarëve tanë në vlerat evropiane.

Ashtu siç kemi diskutuar shumë herë, vendi ynë, thellësisht evropian dhe më pro evropian se shumë shtete të BE-së, ka vetëm një perspektivë, perspektiva euro-atlantike. Më shumë se kurrë, kërkohet konkretizim i perspektivës tonë brenda BE-së dhe vlerave evropiane.

Me përgëzimet më të sinqerta, në emrin tim dhe të qytetarëve të Drenasit,

Ju urojmë shëndet dhe sukses gjatë mandatit të ardhshëm si nënkryetar i Parlamentit Evropian.

Me nderime,

Ramiz Lladrovci

Kryetar i komunës së Drenasit, Republika e Kosovës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat