Profesori Enver Bytyçi së shpejti do të publikojë librin "Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe", (Roli i Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës).
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bytyçi ka thënë se ndarja e Kosova kishte formulën "korrigjim i kufijve dhe bashkim i Luginës së Preshevës me Kosovën", që shkëmbimi i territoreve është baras ndryshim kufijsh, e ndryshimi i kufijve është ndarje e territorit të Kosovës, përcjell Bota sot.
“Ndarja e territorit të Kosovës do të thotë t'i japësh Serbisë pasuritë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Një paragraf i shkruar në librin tim "Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe", (Roli i Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës), i cili do të botohet së shpejti:
Ndarja e Kosovës kishte formulën "korrigjim i kufijve dhe bashkim i Luginës së Preshevës me Kosovën". Nëse shënojmë me "x" korrigjimin e kufijve dhe me "y" bashkimin e Luginës rezultati do lexohej baras me "shkëmbim territoresh". Shkëmbimi i territoreve është baras ndryshim kufijsh. Ndryshimi i kufijve është ndarje e territorit të Kosovës. Ndarja e territorit të Kosovës do të thotë t'i japësh Serbisë pasuritë e Kosovës.
I njëjti ekuacion vlen në rastin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.