Haradinaj flet pas takimit me kongresmenin Eliot Engel

Aktuale

Haradinaj flet pas takimit me kongresmenin Eliot Engel

Nga: G.B Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:31
Ramush Haradinaj dhe Eliot Engel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kongresmenin Eliot Engel.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës dhe se për Kosovën është fat që për këto vite kishim një zë të fuqishëm përkrah, përcjell Bota sot.

Haradinaj pas takimit me të ka thënë se Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Postimi i tij i plotë:

Kongresisti Eliot Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës. Fat i madh për vendin që në gjithë këto vite, për të realizuar të drejtën tonë dhe për të arritur këtu ku jemi sot ne kishim një zë të fuqishëm përkrah. I lumtur si në çdo rast tjetër, ta pres sot Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongres Amerikan, Eliot Engel dhe të ndajë me të të arriturat e vendit, sfidat dhe aspiratat tona. Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Përjetë mirënjohës mikut të madh të shqiptarëve për tërë mbështetjen ndër vite!

RH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat