Rugova zbulon arsyen pse Evropa nuk do ta pranoj kurrë Kosovën

Aktuale

Rugova zbulon arsyen pse Evropa nuk do ta pranoj kurrë Kosovën

Nga: A.M. Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:24
Naser Rugova

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka reaguar pasi që daja i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj është arrestuar nga Policia e Kosovës për dallavere me patentë shoferë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë qeveri kurrë nuk do ta pranojë Evropa, si dhe ka shkruar se “Nëse nuk bëhet kthesa e madhe në vjeshtë, atëherë mbahu Kosovë!”

Postimi i plotë:

Noter i bëjnë gratë, kunatat, kushërinjët e farefisin!

Te patentët për shofer i keni dajët!

I ndajnë 55 milion të buxhetit (paratë tona) për me ble nji ndërtesë të një biznesi të afërt me ta si ndërtesë qeveritare!

I bëjnë 60 mijë veteran, me para tona, sigurisht!

Hiq më pak se 380 milion për ndërtesa qeveritare në Hajvali, dalin do toka afër të do këshilltarëve aty, edhe ndonjë milion shpronsësim, nuk bëhet nami, paguan populli!

Paguajn 54 milion kompanisë pa asnjë arsyetim ligjor, i shpenzojnë rezervat e shtetit, sepse janë vendime të guximshme thojnë patronët e Kosovës!

I kërcënojnë prokurorët dhe gjykatësit!

I zhvatin dhe falimentojnë ndërmarrjet publike, sepse janë “ çlirimtarë “, ju takon vetëm atyre!

Logjikë mesjetare, oligarkësh dhe mendësi bandash!

Pastaj pyesim pse nuk na pranon Evropa?

Me këtë juntë qeverisëse, kurrë!

Nëse nuk bëhët kthesa e madhe në vjeshtë, atëherë mbahu Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat