Kush dhe çfarë përfitoi nga Samiti i Poznanit

Aktuale

Kush dhe çfarë përfitoi nga Samiti i Poznanit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:33
Kush dhe çfarë përfitoi nga Samiti i Poznanit

Dje përfundoi Samiti i radhës i Procesit të Berlinit i mbajtur në Poznan të Polonisë. Instituti EPIK sjell përfitimet e secilit vend nga ky samit si në nivelin politik, ashtu edhe ekonomik.

Në nivelin politik, liderët rikonfirmuan unanimisht mbështetjen e tyre për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, liderët shqyrtuan progresin në pesë fusha specifike të bashkëpunimit: ekonomia, inter-konektiviteti, marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe çështje të hapura bilaterale dhe siguria.  

Njëkohësisht, liderët u dakorduan që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të jenë nikoqir të Samitit të ardhshëm të procesit të Berlinit. Kjo do të jetë hera e parë që dy vende do të bashkëkryesojnë samitin.

Kroacia të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në maj 2020. Shqipëria të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm Digjital në vitin 2020.

Po ashtu, liderët kanë mirëpritur ofertën e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës që të jenë nikoqir të takimeve përgatitore të procesit të Berlinit gjatë vitit 2020. 

Samiti në veçanti dakordoi pakon e ardhshme investuese për avancimin e inter-konektivitetit në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. 

U miratuan tetë projekte me investim të vlerësuar prej 728.2 milionë euro në avancimin e transportit rrugor, hekurudhor dhe sistemit energjetik. Në këtë drejtim, BE-ja do të financojë këto investime me grant prej 180 milionë euro.

Përveç granit të BE-së, investimet do të financohen nga buxheti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kredi nga Banka Evropian për Investime (EIB), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Banka Gjermane Zhvillimore (KfW). 

Këto janë projekte të dakorduara për financim gjatë Samitit të Poznanit:

BOSNJA DHE HERCEGOVINA

1.       Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2.

2.       Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2 – Medakovo.

3.       Korridori Mediteran Vc, nën-seksioni Poprikusë – Nemila.

SERBIA

4.       Korridori Trans-Ballkanin i Energjisë, 400kV linja Obrenovac – Bajina Bašta.

KOSOVË

5.       Korridori Orient/East-Med: linja hekurudhore 10.

MAQEDONIA E VERIUT

6.       Korridori Orient/East-Med: rruga 6a: rruga motorike A4, Shkup-Bllacë.

7.       Interkonekcioni i gazit Maqedonia e Veriut – Greqi.

8.       Korridori Orient/East-Med: Linja hekurudhore Maqedonia e Veriut – Serbia. Stacioni i përbashkët Hekurudhor  Tabanovce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat