Vendet ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për vizë - Bota Sot
Vendet ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për vizë

Aktuale

Vendet ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për vizë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:32
Pasaporta e Kosovës

Vendet ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza janë: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Gambia, Senegali, Ishujt Kuk, Mikronezia, Niue, Dominika, Haiti, Ishujt Shën Vinsent, Ekuadori dhe Turqia.

Shumica e vendeve ku qetetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa kërkuar viza, janë vende të vogla ose ishuj në Oqeani. Sipas Indeksit “Henley Passport”, e cila është një uebfaqe e specializuar e pasaportave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza me pasaportën e vendit të tyre në 14 shtete të tjera të botës.

Në Evropë, për qytetarët e Kosovës nuk kërkohet viza nëse udhëtojnë drejt shteteve fqinje të saj: Maqedonisë Veriore, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Po ashtu qytetarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në Turqi.

Ndërkaq, sipas raportit të “Henley Passport”, të publikuar ditë më parë, pa viza qytetarët mund të vizitojnë edhe shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin.

Përveç Turqisë, në listë janë edhe shtete afrikane si Gambia e Senegali.

Por, janë edhe 27 shtete të tjera të botës ku qytetarët mund të udhëtojnë e më pas të marrin vizë; vizë e cila ka emërtimin si “vizë në mbërritje”, në afat prej 30 ditësh. Ndër këto vende janë Republika Islamike e Iranit, Togo, Jordani e Xhamajka.

Sipas “Henley Passport”, fuqia e pasaportës së Kosovës është e 100-ta në botë.

Ndërsa, pasaporta e Shqipërisë renditet në vendin e 52-të në botë, sipas numrit të vendeve që mund të udhëtojnë pa viza. Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë pa viza në 112 shtete të botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...