Çitaku: Do bëhem diplomatja e parë nga Kosova që do ta vizitojë Izraelin - Bota Sot
Çitaku: Do bëhem diplomatja e parë nga Kosova që do ta vizitojë Izraelin

Aktuale

Çitaku: Do bëhem diplomatja e parë nga Kosova që do ta vizitojë Izraelin

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 09:09
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së shpejti do të jetë në vizitë zyrtare në Izrael.

Ajo është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan.

Në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter, Çitaku thotë se kjo vizitë do të jetë e para nga një diplomat nga Kosova në Izarel.

“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” shkruan Çitaku.

Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...