Edita Tahiri: Qeveria Haradinaj, një nga më të korruptuarat që nga paslufta

Aktuale

Edita Tahiri: Qeveria Haradinaj, një nga më të korruptuarat që nga paslufta

Nga: V.R Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:16
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, për “Bota sot”, tha se Qeveria Haradinaj është një nga qeveritë më të dobëta e më korruptive që nga paslufta.

Sipas saj,qeveria aktuale duhët të rrëzohet sa më parë që të ndalet hovi i skandeleve

“Qeveria Haradinaj është shumë e dobët. Me skandale e shumë shkelje. Me shumë korrupsion. Dhe pikërisht ardhja e kësaj qeverie është pritur që të luftojë korrupsionin në mënyrë që ne ta marrim liberalizimin e vizave por që të gjithë po e shohim se vazhdimi dhe thellimi i korrupsionit po e mbanë Kosovën të izoluar. Vet qeveria duhet të mendoj për këto punë. Ajo që ka bërë mirë z. Haradinaj është mbrojtja e kufijve të Kosovës me vendosjen e taksës edhe pse gabimi i tij i parë dhe kryesor është që ia dorëzoi presidentit dialogun sepse dialogu është kompetencë e qeverisë dhe sot është e paqartë si i kaloi Presidentit dialogu ngase me rezolutën e Kuvendit, Qeveria është kompetente”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat