Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për 23 të arrestuarit në rastin e patentë shoferëve - Bota Sot
Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për 23 të arrestuarit në rastin e patentë shoferëve

Aktuale

Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për 23 të arrestuarit në rastin e patentë shoferëve

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:48
Pallati i Drejtesise

(E plotësuar) - Ka nisur seanca gjyqësore për 23 të arrestuarit në rastin e patentë shoferëve.

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri, ka konfirmuar se ka kërkuar masën e paraburgimit për të arrestuarit, ndërkaq pritet që Gjykata të vendosë gjatë ditës.

Seanca e cila nisi 30 minuta me vonesë po vazhdon edhe tash.

23 të arrestuarit të premten janë paraqitur në Pallatin e Drejtësisë, ndërkaq sot brenda ndërtesa janë futur nga dera e bodrumit.

Seanca po vazhdon e mbyllur për mediat dhe publikun.

***

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve për rastin e patentë shoferëve, ku pas deklaratave të të dyshuarve dhe mbrojtësve të tyre, pritet që gjykata të vendos për masën e paraburgimit prej një muaj apo edhe t’i lirojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje ryshfeti’.

Zyrtarët e arrestuar për patentë shofer dërgohen në gjykatë

Sot do të mbahet seanca gjyqësore për disa nga të arrestuarit për lëshim të patentë shoferit pa meritë.

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar gjithsej 23 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrasturkturës sot janë sjellë në gjykatë për t’u përballur me akuzat.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe pronarë autoshkollash, ekzaminierë, mjekë dhe kandidatë.

Seanca është e mbyllur për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...