Pal Lekaj i përgjigjet Isa Mustafës: Nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni

Aktuale

Pal Lekaj i përgjigjet Isa Mustafës: Nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni

Nga: D.RR Më: 7 korrik 2019 Në ora: 16:58
Pal Lekaj dhe Isa Mustafa

Pas kritikave që mori nga ish kryeministri Mustafa, Pal Lekaj i është përgjigjur atij duke thënë se nuk është prioritet e tij që të rregullojë gjërat e qeverisë së kaluar.

Lekaj ka publikuar edhe disa statistika policore dhe të ministrisë, sa i përket aksidenteve me pasoja fatale.

Postimi i plotë:

Prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

Nga viti 2017 kur ne erdhem në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidentëve me fatalitet për rreth 25%.

Askush nuk është mbi ligjin, nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndermerr veprimet e saja. Ne as me të voglin veprim nuk e bëjmë, sikur dikur nga segmente të ish-qeverisë, për t’i ndalë punën drejtësisë në zbardhjen e sëcilës thashetheme.

Shoku ish-kryeministër, me poshtë po të shfaq statistikat policiore dhe tonat, përsa i përket aksidenteve me pasoja fatale, gjithësesi një jetë e humbur është shumë, por ne asnjëherë nuk ndalemi në kryrjen e detyrave tona, që e bëjnë trafikun rrugorë me të sigurt.

Ju vazhdoni e vajtoni, sepse është e vetmja gjë që e bëni mirë, nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni.

Aksidentet e përgjithëshme kemi zbritje për rreth 10%;
Aksidentet me lëndime kemi ngritje për -15.33 %;
Aksidente me dëme materiale në zbritje për 5 %;
Aksiedentet me Fatalitet janë në zbritje për - 25.71 %;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat