Deputeti i AAK-së e paralajmëron Shqipërinë për taksë: Nuk i dihet se ku del hesapi!

Aktuale

Deputeti i AAK-së e paralajmëron Shqipërinë për taksë: Nuk i dihet se ku del hesapi!

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:16
Muharrem Nitaj

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, duke komentuar rritjen e importit nga Shqipëria në Kosovë, ka thënë se ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi dhe Shqipëria, nuk duhet ta harrojnë edhe taksën që qytetarët kosovarë po e paguajnë për Rrugën e Kombit.

Ai këto komente i ka bërë në rrjetin social Facebook teksa komentuar deklaratat e minxhozit ku ka thënë se importi nga shqipëria drejt Kosovës është rritur për 30% krahasuar me vitin e kaluar.

“Lajm i mirë që është rritur importi i mallërave shqiptare, veç as Shqipëria e as Ambasadori nuk duhet të harrojnë se për më pak se 80 km autostradë të papërfunduar, në atë që njihet si Rruga e Kombit, qytetarët e Kosovës, vajtje-aerdhje, paguajnē dhjetë euro taksē, që është më shumë se sa karburanti që e harxhojnë!”, ka shkruar ai.

Tutje, Nitaj ka thënë se kjo taksë në Kosovë po shihet si plaçkë.

“Kjo taksë në Kosovë po shihet si plaçkë, dhe është mirë të rikonsiderohet, sepse nëse edhe Kosova fillon të vë taksa, nuk i dihet se ku del hesapi!”, ka përfunduar shkrimin e tij ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat