Vazhdojnë marret me 3Z: Të dielën udhëtim zyrtar

Aktuale

Vazhdojnë marret me 3Z: Të dielën udhëtim zyrtar

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Marritë e zyrtarëve me vetura ‘3Z’ siç duket nuk kanë përfunduar vetëm me bartjen e lakrave, specave, e vendosjen e këmbëve në dritare. Ata tani kanë filluar të shëtisin me vetura zyrtare edhe ditëve të pushimit.

Në disa fotografi të siguruara, shihet një veturë ‘3Z’ duke udhëtuar në autostradën e re ‘Arbën Xhaferi’, e cila shpie për Shkup.

Pavarësisht se e diela është ditë pushimi për zyrtarët e vendit, këta të fundit siç duket po i përdorin veturat e shtetit edhe në fundjavë.

Sidoqoftë, kjo nuk është shkelja e vetme me ‘3Z’ që po bëhet nga ata që punojnë nëpër institucione të ndryshme të vendit.

Më herët është parë se si këto vetura janë keqpërdorur edhe për bartje të lakrave e të specave. Ndërsa, rasti i fundit, është vendosja e këmbëve të një zyrtari në dritaret e tyre.

Ka qenë zëvëndësministri i  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, i cili javën që lam pas u shkarkua nga kryeministri Haradinaj, pikërisht pas publikimit të disa fotografive ku ai shihej me veturë zyrtare duke i shtrirë këmbët në dritaren e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat