Edhe Memli Krasniqi e thumbon Isa Mustafën

Aktuale

Edhe Memli Krasniqi e thumbon Isa Mustafën

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:33
Memli Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës, i ka quajtur fjalë boshe deklaratat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa e ka traditë të merret më shumë me fjalë sesa me punë, kjo pasi siç shprehet ai, kjo parti nuk ka guxim të thërrasë seancë për rrëzimin e Qeverisë.

“Asnjë deklaratë e LDK-së nuk mund të trajtohet seriozisht, sepse në traditën e tyre ata zakonisht kanë shumë fjalë dhe shumë pak punë. Qe një vit flasin për mocion mosbesimi e s’kanë guxim ta thërrasin seancën për këtë temë”, ka thënë ai.

Tutje, siç thotë Krasniqi, Mustafa përmes fjalëve të kota për zgjedhje, më shumë po ka dëshirë shpalljen e kanditaturës për të parin e partisë së përçarë.

“Pra ,vec fjalë! Ndoshta Isa Mustafa përmes fjalëve të kota për zgjedhjen të parakohshme po dëshiron të shpallë kanditaturën për Kryetar të LDK-së së përcarë, por këto janë probleme të tyre e jo të Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat