Rrahja në LDK-në e Vushtrrisë, flet Xhafer Tahiri

Aktuale

Rrahja në LDK-në e Vushtrrisë, flet Xhafer Tahiri

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 22:50
Xhafer Tahiri

Pas rrahjeve mes disa zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëndegën e Novosellës së Vushtrrisë, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të kësaj komune që vjen nga po e njëjta parti, Xhafer Tahiri.

Ai, në një bisedë tha se është përjashtuar nga ky proces dhe se nuk mirret me organizimin e zgjedhjeve brendapartiake në Vushtrri.

“Unë nuk jam kryetar i degës dhe ju surgjeroj të flisnui me kryetarin e degës. Unë kam qenë i përjashtuar nga ky proces”, tha ai.

I pyetur lidhur me rrahjen mes zyrtarëve të kësaj partie në Novosellë, Tahiri nuk pohoi e as mohoi një gjë të tillë.

“Absolutisht i tërë procesi është duke u menagjuar nga z. Gërguri”, tha ai.

Ndryshe, rrahjen mes zyrtarëve të Ldk-së e ka konfirmuar edhe nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Agim Bregaj.

Ai ka thënë se përplasja mes zyrtarëve të LDk-së ka ndodhur në nëndegën e partisë në Novosellë.

“Unë nuk kam qenë në vendngjarje. Ajo punë ka ndodhur në Novosellë. Po ka pasur përplasje mes anëtarëve të Kuvendit në këtë nëndegë. Unë kam qenë në mbledhje në një nëndegë tjetër. Nuk jam njoftuar sakt akoma pasi ata i kanë pasur mbledhjet prej orës 20:00 deri në 22:00”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat