Pamje të papara: Presidenti Rugova dhe kolonel Zemaj së bashku - ja çfarë thoshte koloneli për luftën e Kosovës

Aktuale

Pamje të papara: Presidenti Rugova dhe kolonel Zemaj së bashku - ja çfarë thoshte koloneli për luftën e Kosovës

Nga: N.H Më: 7 korrik 2019 Në ora: 23:40
Tahir Zemaj dhe Dr. Ibrahim Rugova

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e bërë menjhëherë pas përfunidmit të luftës, përcjell "Bota sot".

Në video shihen së bashku Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe kolonel Tahir Zemaj.

Zemaj në këtë video të paparë flet për luftën heroike të Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit. Ndërsa, fjalë të mira ka edhe për partinë e presidentit Rugova.

Kujtomë se Kolonel Tahir Zemaj ishte vrarë se bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn e tij Hasanin, më 4 janar të vitit 2003.  Ata u vranë 14 vite më parë në një pritë të organizuar pas shpine Kombinatit të Drurit në Pejë, e cila nuk u ndriçua asnjëherë.

Tahir Zemaj, ishte një ushtarak i karrierës dhe kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hasan Zemaj ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat